Urimi i Sali Berishës/ Në vitin 2025 të rikthehemi në rrugën e demokracisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, postoi në rrjetet sociale urimin e tij për Vitin e Ri.

Kryedemokrati pohoi se viti 2024 ka qenë i vështirë për të gjithë, por shpreson që në vitin 2025 të vijë ndryshimi.

Teksa uron shqiptarët për një vit sa më të mbarë, bën thirrje për bashkim që të gjithë të firmosin rotacionin politik në 11 maj.

Urimi i Sali Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë!

Pak orë na ndajnë nga Viti i Ri 2025, ndaj dhe nga zemra ju uroj ju, kudo që festoni sonte: në vatrat tuaja familjare, tek miqtë, shokët, në klube, restorante, në udhëtime, apo në spitale dhe institucionet e vuajtjes së dënimit, Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Kjo natë magjike pritet dhe festohet me shpresë të madhe për mbarësi dhe të mira në vitin 2025.

Në të vërtetë, viti 2025 nis me një ndryshim të madh.

Në Washington, pas tre javësh inaugurohet pushteti i ri i Presidentit, Donald Trump, i dalë nga zgjedhjet presidenciale.

Rikthimi në pushtet i presidentit Trump shënoi bllokimin e triumfit të ekstremit të majtë në SHBA. Bllokoi një agresion të vërtetë ndaj identitetit njerëzor, gjinisë, e pse jo dhe familjes.

Por viti 2025 pritet të jetë gjithashtu një vit paqeje, në të cilin konfliktet e ndezura të shuhen.

Pra, pritet një vit plot shpresa kudo në botë.

Po kështu, dhe në Shqipëri dallga e këtyre ndryshimeve nuk mund të përjashtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve që largohen masivisht prej saj. Nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve më të keqpaguar në Europë.

Nuk mund të jetë Shqipëria më vendi ku nxënësit e shkollave vriten në derë të shkollës. Ku tritoli çan dyert e banesave, pasiguria është në shkallën më të lartë, dhe varfëria troket në çdo derë.

Lexo edhe :  Nga hetimi për 21 Janarin tek shkatërrimi i grupeve kriminale dhe arrestimi i deputetit

Shqipëria e vitit 2025 nuk mund të jetë Shqipëria e dhunës dhe terrorit ndaj opozitës, e burgosjes së liderëve të saj dhe deputetëve të saj. Nuk mund të jetë Shqipëria e izolimit, e censurës, e ndalimit të mediave sociale. Por do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë, e lirive të respektuara dhe të drejtave të tyre.

Shqipërinë e 12 viteve që lamë pas e vuajtën shumë në tërësi shqiptarët. E vuajti rinia shqiptare, sepse ëndrrat e saj u bënë të pamundura për t’u realizuar në vendin e tyre.

E vuajtën qytetarët e këtij vendi që u zhytën gjithnjë e më shumë në varfëri. Pensionistët, që prekën mjerimin me pensionet e tyre. E vuajtën fermerët shqiptarë, që panë ekonomitë e tyre të falimentojnë në qindra dhe mijëra raste.

E vuajtën nënat, motrat, gratë shqiptare.

Këto 12 vite kanë qenë vërtet të mundimshme e sfilitëse për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Dhe ato, në një mënyrë ose një tjetër, mund të kenë venitur edhe shpresat. Por kurrë nuk duhet të harroni se ne jemi shqiptarë dhe mësimi i madh i ekzistencës sonë është se për ne nuk ka gjëra të pamundura.

Ndaj dhe, le të bashkohemi që në vitin 2025, që koinçidon me 20-vjetorin e ardhjes së dytë në pushtet të Partisë Demokratike, të krijojmë një front të gjerë në mënyrë që të firmosim së bashku rotacionin, të firmosim së bashku ndryshimin, të rikthehemi në rrugën e demokracisë, begatisë dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Gëzuar Vitin e Ri 2025! Fitore!/e.t

Të fundit

Tayna numëron shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye...

Unaza e Madhe çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj....

Deklarim deri në 31 mars 2025 të gjithë personat me pagë

Ulet pragu për deklarimin e të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që kanë marrë një pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj do...

Mullaj: Plan i detajuar masash, mbi 200 sekuestrime të lëndëve piroteknike

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, në një intervistë për News24, ka bërë një pasqyrë të masave të marra nga autoritetet për të...

“Madonna ishte vërtet e dashuruar me Sean Penn pavarësisht martesës së tyre të trazuar”

Martesa e Madonna dhe Sean Penn mund të ketë qenë e trazuar, por mbretëresha e popit ishte “vërtet e dashuruar” me aktorin, sipas regjisorit...

Lajme të tjera

Web TV