Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në afërsi të fshatit Zemblak, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të pasagjeres që udhëtonte në njërin nga mjetet e përfshira në këtë aksident, trupi i së cilës ndodhet akoma brenda mjetit.
Paraprakisht, sipas policisë, njëri nga mjetet ka kryer manovër të gabuar, duke sjellë përplasjen e rëndë me pasojë vdekjen e një pasagjereje.
Burime shtojnë se viktima jetonte dhe punonte në shtetin grek dhe prej disa ditësh ndodhej pranë familjes për festat e fundvitit. Ndërsa ditën e sotme, ajo po kthehej në vendin fqinj./kb