Trafiku i rënduar vijon të krijojë probleme në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku automjetet janë bllokuar në radhë për më shumë se 6 kilometra.
E njëjta situatë është edhe në segmentin Prrenjas-Librazhd, ku drejtuesit e mjeteve përballen me vonesa të mëdha. Policia rrugore është në terren, duke ndërhyrë për të lehtësuar qarkullimin dhe për të menaxhuar fluksin.
Shkak për këtë situatë është bërë numri i madh i vizitorëve që kanë zgjedhur të kalojnë ditët e para të vitit të ri në destinacionet turistike të juglindjes, duke shkaktuar ngarkesë të pazakontë në rrugët kryesore./ S.M