Agnes Keleti, e mbijetuara e Holokaustit dhe medaliste e shumëfishtë olimpike, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare.
Ajo kishte fituar dhjetë medalje olimpike në gjimnastikë, përfshirë pesë të arta, për Hungarinë në Lojërat Olimpike në Helsinki në vitin 1952 dhe Melbourne në vitin 1956.
E lindur në Budapest në vitin 1921, karriera e saj u ndërpre fillimisht gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe anulimit të Lojërave Olimpike të viteve 1940 dhe 1944.
Ajo i kishte mbijetuar Holokaustit pasi kishte marrë një identitet fals dhe kishte punuar si shërbëtore. Nëna e saj dhe motra i mbijetuan luftës falë ndihmës së diplomatit suedez Raoul Wallenberg, por babai i saj dhe disa familjarë tjerë u vranë në Auschwitz./K.K