Viti i Ri ka nisur me shumë ngjarje kriminale në vend.
Në një lokal nate në Tiranë pati të shtëna, teksa në Sarandë ndodhi një sherr masiv, ku dhe aty një polic qëlloi me armë.
Në Berat dy të rinj i shpëtuan mrekullisht një atentati. Por duket se nuk është ndalur me kaq.
Pak më parë ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kiras të Shkodrës. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton se çfarë ka ndodhur. Dyshimet janë se është hapur zjarr ndaj një makine. / S,M