Kjo pije ju ndihmon të hiqni më lehtë dhjamin e barkut dhe përvoja e përdoruesit thotë se është më efektive se çdo recetë tjetër që do të gjeni.
Kombinimi i këtyre përbërësve pihet çdo mëngjes me stomakun bosh dhe nëse është e nevojshme, nëse keni uri, mund ta pini edhe ndërmjet vakteve.
Për përgatitje do t’ju duhet:
- Disa fetë ananasi
- Disa gjethe menteje të freskët
- 1 limon
- Një copë xhenxhefil të freskët
- Një lugë mjaltë
Hidhni ananasin dhe xhenxhefilin në një blender, përzieni gjithçka dhe në fund shtrydhni limonin, shtoni nenexhikun e grirë dhe ëmbëlsoni me një lugë çaji mjaltë
Kjo pije do të fillojë procesin e detoksifikimit, nxjerrjen e ujit dhe djegien e depozitave yndyrore shumë shpejt.
Xhenxhefili rrit temperaturën dhe në këtë mënyrë djeg yndyrën. Mjalti ka të njëjtin efekt ngrohës. Limoni dhe nenexhiku përmirësojnë shpejtësinë e tretjes dhe djegin më shumë kalori.
Ananasi është një përbërës thelbësor i kësaj pije, sepse përmban enzimën bromelain, e cila ka një efekt të dobishëm në humbjen e peshës dhe ka një efekt anti-inflamator, duke eliminuar kështu fryrjen.
Fruktoza në përbërjen e saj do të ndrydhë dëshirën për ëmbëlsirat dhe kështu do të reduktoni marrjen e kalorive./K.K