Ne kalendarin e ngjarjeve politike për vitin 2025, data 11 maj është me e rëndësishmja pasi qytetaret shqiptaret do te vendosin se kush do ti qeverise për 4 vitet e ardhshme.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama synon te fitoje një mandat te 4 duke vendosur një rekord te ri, pasi pas viteve 90 asnjë force politike nuk ia ka dale te qeverise Shqipërinë për 16 vite.
Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha do te përpiqet te sjelle demokratet ne pushtet pas 12 viteve ne opozite dhe një beteje te gjate brenda vete PD qe çoi ne shkarkimin e Lulzim Bashes dhe rikthimin e Berishës ne krye te partisë me te madhe te opozitës.
Partia e Lirisë e cila prej viti 2005 ka ruajtur vendin e trete ne skenën politike, këtë here do ti duhet te garoje ne zgjedhje pa kryetarin e saj Ilir Metën I cili ndodhet ne burg pasi po hetohet për korrupsion e pastrim parash. Por nëse është e vështirë te parashikohet se çfarë do te ndodhe me partine e Metës ne zgjedhje; mund te thuhet se është e sigurt se vete meta do te jete deputet pasi aleati I tij Sali Berisha e ka bere te qarte se meta do te jete pjese e listave te PD dhe te koalicionit opozitar.
Këto zgjedhje do te testojnë për here te pare edhe forcat politike qe kane dale nga partia demokratike dhe deputetet qe kane krijuar parti pasi janë kundër Sali Berishës. Lulzim Basha I cili ende nuk ka zyrtarisht një parti, Enkelejd Alibeaj qe ka krijuar partine “djathtas 1912” dhe Agron Shehaj me partine Mundësia do te dalin me vete ne zgjedhje duke synuar te bindin votuesi e djathte qe nuk besojnë tek lideri historik I PD Sali Berisha.
Por këto 3 forca te reja politike nuk janë te vetmet qe do te synojnë te hyjnë ne parlament; Adriatik Lapaj dhe Arlind Qorri për here te pare garojnë ne 11 maj duke synuar te përmbysin monopolin e dy partive te mëdha dhe te fitojnë besimin e qytetareve.
E ndërsa formacionet politike bëhen gati për beteje, mbetet për tu pare se sa do te ndikoje vota e shqiptareve qe jetojnë jashtë vendit ne rezultatin e 11 majit pasi për here te pare ata kane mundësinë te votojnë aty ku jetojnë.
Kodi zgjedhor parashikon me hollësi procesin e përgatitjes se zgjedhjeve parlamentare duke nisur se pari nga garantimi I një fushe beteje te barabarte për mazhorancën dhe opozitën.
Për këtë arsye pas datës 11 janar qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk mund te miratojnë asnjë akt qe parashikon dhënien e përfitimeve për qytetaret duke nisur nga rritja e pagave apo pensioneve tek ulja e taksave; qeveria 4 muaj para datës se zgjedhjeve nuk mund te beje asnjë privatizim dhe nuk mund te japë asnjë shpërblim.
Sipas kodit zgjedhor partitë politike qe do te garojnë ne 11 maj kane kohe deri ne 2 mars për tu regjistruar, ne 12 mars është afati I fundit për regjistrimin e koalicioneve dhe data 22 mars është afati I fundit për regjistrimin e kandidateve.
Ndërsa fushata zgjedhore zyrtarisht do te nise ne datën 11 prill./ S,M