Biden e bllokon shitjen e kompanisë amerikane të çelikut, U.S. Steel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka hedhur poshtë një marrëveshje të propozuar nga firma japoneze, Nippon Steel, në vlerë gati 15 miliardë dollarë për ta blerë kompaninë amerikane të çelikut, U.S. Steel.

Na kemi nevojë që kompanitë kryesore amerikane që përfaqësojnë pjesën më të madhe të kapacitetit të prodhimit të çelikut në SHBA, ta vazhdojnë udhëheqjen e luftës në emër të interesave kombëtare të Amerikës”, tha Biden në një komunikatë të premten.

Vendimi i Biden vjen pasi Komiteti për Investime të Huaja në SHBA, i njohur si CFIUS, dështoi të arrijë pajtueshmëri për rreziqet që kjo marrëveshje mund t’i sjellë sigurisë kombëtare të vendit muajin e kaluar.

Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha Agjencisë Associated Press muajin e kaluar se disa agjenci federale të përfaqësuara në panelin e CFIUS-it ishin skeptike se lejimi i një kompani japoneze ta blejë prodhuesin e çelikut me pronësi amerikane do të krijonte rreziqe për sigurinë kombëtare.

Biden e kishte paralajmëruar bllokimin e shitjes së U.S. Steel në mars të vitit të kaluar dhe ishte mbështetur nga punonjësit e çelikut, të cilët shqetësoheshin nëse kompania do t’i zbatonte marrëveshjet e tanishme të punës apo do t’i shkurtonte vendet e punës.

Ky vendimi vjen po ashtu vetëm disa javë para se presidenti demokrat të largohet nga detyra dhe mund t’i dëmtojë marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë, e cila është aleatja më e madhe e Amerikës në Azi.

Edhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump, gjithashtu është kundër marrëveshjes dhe premtoi në dhjetor në platformën e tij Truth Social se do ta bllokonte marrëveshjen dhe do të përdorte stimuj tatimorë dhe tarifa për të rritur kompaninë.

Lexo edhe :  “Elon Musk do të dobësojë Europën”/ Alarmi nga Gjermania: Ja pse mbështet të djathtën

Të premten, presidenti i Sindikatës së Punonjësve të Çelikut, David McCall, tha se sindikata është mirënjohëse për veprimin e Bidenit për të bllokuar shitjen dhe e quajti atë “veprimin e duhur për anëtarët tanë dhe sigurinë kombëtare”.

Nippon Steel kishte thënë se ishte në pozitën më të mirë për ta ndihmuar çelikun amerikan të konkurrojë në një industri të mbizotëruar nga kinezët dhe për të investuar miliarda në objektet që përfaqësohen nga Sindikata e Punonjësve të Çelikut të SHBA-së, përfshirë furrat e vjetra të nxehtësisë së kompanisë.

Ajo premtoi se do ta mbronte kompaninë U.S. Steel në çështjet tregtare dhe u zotua se nuk do të importonte çelik të papërpunuar që do t’i bënte konkurrencë furrave të nxehtësisë.

Nippon Steel njoftoi në dhjetor 2023 se kishte planifikuar ta blinte prodhuesin e çelikut për 14.9 miliardë dollarë në para të gatshme dhe borxh, dhe u angazhua të ruajë emrin e saj U.S. Steel dhe selinë e saj në Pitsburg./K.K

Të fundit

Kaloritë e shtuara gjatë festave, regjimi ushqimor i rekomanduar nga nutricionistja

Shtrimi i tryezës për festën e Vitit të Ri përbën një bum kalorish të mara brenda një nate. Kjo...

“Në fillim jam trembur…”/ Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Plan për të luftuar ndotjen e ajrit? Tirana ndalon përdorimin e makinave çdo ditë

Në Tiranë mund të ndalohet përdorimi i makinës çdo ditë të javës. Propozimi  është hedhur me synimin për të ulur nivelin e ndotjes. Me argumentin...

Vota e Diasporës/Topalli tregon 3 hapat që duhet të ndjekin emigrantët për tu regjistruar

Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare...

Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…

Nga Eduard Zaloshnja Gjatë sezonit veror, lajmet e çdo fundjave njoftojnë për radhë kilometrike në segmentin rrugor jugperëndimor: Vlorë-Orikum-Palasë-Himarë-Sarandë. Dhe çdo të hënë, diskutohet nëpër...

Lajme të tjera

Web TV