“Çmimi i dritave do ulet” – Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”.  Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku konfirmoi se do të ketë një rishikim të tarifave, bazuar në performancën e kompanive publike të energjisë, sikurse u paralajmërua pak kohë më parë.

“Energjia ka bërë hapa të qenësishëm gjatë vitit 2024, për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur që të kenë bilance pozitive, të mirëmenaxhuara.

Të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar kushte më të mira të shpërndarjes energjetike apo të transmetimit, por nga ana tjetër, ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët”, – tha Balluku.

Balluku u ndal dhe te ulja e humbjeve të energjisë në rrjetin elektrik, që gjithashtu do të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë.

“Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë. Gjithashtu, kemi arritur që gjatë sezonit veror të përballojmë flukse dhe kërkesë për energji elektrike të paparashikuar dhe të paparë ndonjëherë.

Megjithatë, sistemi ka punuar më së miri falë punës së jashtëzakonshme që kanë bërë të gjithë punonjësit e OSHEE-së, apo edhe ato të OST-së”, – tha ministrja.

Vendimi final për uljen e çmimit të energjisë elektrike merret nga Enti Rregullator i Energjisë, pas aplikimit që duhet të depozitojë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike./    S,M

Të fundit

Reshje masive dëbore në Korçë, izolohen banoret

Reshjet e borës gjatë javëve të fundit në zonat Malore kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët...

Çfarë po ndodh në Vlorë? Shpendët e ngordhura ‘pushtojnë’ plazhin

Një fenomen i çuditshëm është parë ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në Vlorë. Përgjatë bregdetit janë konstatuar dhjetëra shpendë të llojeve të...

Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE

Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin. Në vend...

‘Heroi’ 54-vjeçar në Pogradec shpëton të moshuarin brenda banesës së përfshirë nga flakët

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve bëhet me dije se 54...

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente dhe shqetësime publike për një...

Lajme të tjera

Web TV