Pasi kanë kaluar festën e ndërrimit të viteve në vendlindje, emigrantët shqiptarë po kthehen në vendet e tyre në punës.
Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit në Kapshticë, kanë dalë rreth 7 mijë persona.
Në të dyja anët e kufirit punohet normalisht dhe me kapacitet të plotë.
Pas përfundimit të festave të fundvitit, vihet re një shtim i fluksit edhe në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit.
Gjatë ditës së enjte, nga ky port udhëtuan drejt Italisë rreth 2,100 shtetas, ndërsa kanë mbërritur ne vendin tonë 450 pasagjerë.
Fluksi i largimeve pritet të zgjasë deri më datë 6 janar, periudhë që përkon me përfundimin e pushimeve./K.K