Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka nisur të ndihet largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin e viteve.
Përgjatë 24 orëve të fundit, kanë dalë nga Shqipëria rreth 6700 shtetas, ndërsa kanë hyrë 2800 të tjerë.
Përgjatë ditëve të para të vitit qarkullimi përmes Kakavijës ka qenë i lartë dhe koha e pritjes në radhë ka qenë mesatarisht rreth 40 minuta në segmentet e pikut orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Që prej mesit të muajit dhjetor kanë hyrë në Shqipëri prej Kakavijës gati 100 mijë qytetarë një numër disi më i lartë se vitet e kaluara.
Gjatë dhjetorit u deshën shumë takime dypalëshe për të lehtësuar lëvizjen në të dy anët e kufirit. Megjithatë pati ditë kur koha e pritjes në rradhë i kaloi të 2 orët.
Fluksi në dalje pritet të kulmojë në fundjavë pasi për shumicën e të punësuarve në sektorin privat puna në Greqi pritet të rifillojë të hënën.
Ritmi do të vijojë të ngelet i lartë në dalje edhe prej pikave kufitare të Qafë-Botës, Sopikut dhe Tri Urave./kb