Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmeritë dhe ndryshimet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh… diçka.

Por çfarë? Dallimi midis ftohjes dhe gripit mund të jetë i vështirë, pasi të dy sëmundjet kanë simptoma të ngjashme, por janë gjithashtu mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra.

Cilat janë ndryshimet midis të ftohtit dhe gripit?

Të dyja janë infeksione të frymëmarrjes, që do të thotë se ato prekin mushkëritë dhe organet përgjegjëse për frymëmarrjen.

Sidoqoftë, gripi shkaktohet vetëm nga virusi i gripit, ndërsa ftohja e zakonshme mund të shkaktohet nga mbi 200 viruse të ndryshëm, duke përfshirë rinoviruset, enteroviruset dhe (çuditërisht) koronaviruset, njëri prej të cilëve shkakton edhe COVID-19.

Si mund ta dalloj nëse kam një të ftohtë apo grip?

Një ftohje zakonisht fillon ngadalë, ndërsa gripi është më i papritur dhe mund t’ju godasë fort që në fillim. Me një të ftohtë, temperatura juaj mund të rritet pak, por zakonisht nuk i kalon 38°C.

Simptomat më të zakonshme të ftohjes përfshijnë kongjestion nazal, dhimbje të fytit dhe teshtitje, të cilat në përgjithësi janë më të lehta se simptomat e gripit.

Me grip, ju mund të zgjoheni në mëngjes me ethe, të përziera, të dridhura dhe dhimbje muskujsh. (Nëse kolliteni dhe prodhoni gëlbazë, kjo është e zakonshme si për ftohjet ashtu edhe për gripin dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht një infeksion bakterial).

Lajmi i mirë është se megjithëse gripi mund të ketë simptoma më të rënda, ai zakonisht zgjat jo më shumë se një javë, ndërsa ftohja mund të zgjasë diku nga 10 deri në 14 ditë./K.K

Të fundit

Xhenxhefil dhe kanelle per shendet te forte dhe trup ne forme,

Çdo përbërës i kuzhinës siç janë frutat, erëzat, perimet dhe barishtet është aleati ynë për të forcuar organizmin dhe...

Vizita e papritur e Giorgia Melonit në SHBA, publikohen fotot nga takimi me Donald Trump

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida,...

Vlorë/ Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra! Dyshohet për grip

VLORË– Dhjetëra shpendë të ngordhur janë konstatuar në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e të shtunës. Specialistët e veterinarisë kanë marre mostra me...

Përplasen dy automjete në Pogradec, dy të lënduar

Aksident rrugor në Pogradec. Dy mjete përplasen me njëra tjetrën në rruga që të çon në Tushemisht. Nga aksidenti janë dëmtuar dy persona, të cilët...

Alarmi nga fruthi, ISHP: Vaksinimi ul përhapjen

Rënia e nivelit të vaksinimit ka rritur rastet me fruth.  Shqetësimi ngrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas së cilës shumë shtete nuk kanë...

Lajme të tjera

Web TV