“Kosova nuk ka asnjë përparim ndërkombëtar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa njohje të reja dhe pa anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu e përfundoi Kosova vitin 2024.

Lidhur me këtë analisti Mentor Nazarko tha në emisionin “Ballkan Update” se Kosova kishte shanse për të hyrë në OKB gjatë periudhës së Thaçit, ndërsa tani ka bërë hapa mbrapa.

Ai theksoi se Kosova është një vend i izoluar dhe nuk ka asnjë përparim ndërkombëtar.

“Kosova ka bërë kthim mbrapa. Për të qenë më të drejtë se deri ku ka shkuar mbrapa, mjafton të përmendim se në marrëveshjen e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç në 2015, parashikohej ose ishte në negociata mundësia që Kosova të ishte në OKB. Imagjinoni se në çfarë pike kemi shkuar, Kosova ka shkuar mbrapa në pikëpamje të raportit me Serbinë.

Së dyti, çështja e Këshillit të Europës është themelore. Mjafton të dëgjojmë ambasadorin amerikan në largim, i cili thotë se Kosova do kishte bashkëpunuar me miqtë e vetë, faktorin ndërkombëtar, atëherë do të ishte anëtare e Këshillit të Europës. Atëherë, kjo është humbje e madhe.

Së treti, në qoftë se mund ta quajmë përparim, përfshirjen e Kosovës në proces të Berlinit, Kosova në mënyrë donkishoteste i është kundërvënë Ballkanit të Hapur, në emër të procesit të Berlinit, ku dhe atje u përfshi me shumë vonesë, nuk kishte asnjë ecje përpara, por pranoi që të hynte”, tha ndër të tjera Nazarko./K.K

Të fundit

“Në fillim jam trembur…”/ Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për...

Plan për të luftuar ndotjen e ajrit? Tirana ndalon përdorimin e makinave çdo ditë

Në Tiranë mund të ndalohet përdorimi i makinës çdo ditë të javës. Propozimi  është hedhur me synimin për të ulur nivelin e ndotjes. Me argumentin...

Vota e Diasporës/Topalli tregon 3 hapat që duhet të ndjekin emigrantët për tu regjistruar

Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare...

Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…

Nga Eduard Zaloshnja Gjatë sezonit veror, lajmet e çdo fundjave njoftojnë për radhë kilometrike në segmentin rrugor jugperëndimor: Vlorë-Orikum-Palasë-Himarë-Sarandë. Dhe çdo të hënë, diskutohet nëpër...

Revista australiane ‘9 Travel’: Eksploroni Shqipërinë në 2025

Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruhet në...

Lajme të tjera

Web TV