Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të shqyrtohet sot kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie.
Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimin e SPAK, kundër vendimit të gjyqtares së GJKKO, Floreja Davidhi.
Seanca do të nisë në orën 10:00.
SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, i cili është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”./ S.M