Forcat e Policisë së Vlorës, pas shumë orësh kërkime, kanë gjetur turisten austriake, që kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit.
Turistja është gjetur midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Anglezit në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia po e shoqëron turisten me gomone në drejtim të qytetit të Vlorës.
Karaburuni, i cili mbrohet si pjesë e parkut kombëtar, mbetet një thesar natyror, por gjithashtu një zonë ku turistët shpesh përballen me vështirësi, veçanërisht kur dalin jashtë shtigjeve të njohura./e.t