Kryeministri Rama e nis mëngjesin me pamje nga Unaza e Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ndau pamje nga Unaza e Madhe, e cila ndihmon në qarkullimin e automjeteve.

Unaza e Madhe, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, u çel plotësisht për kalimin e mjeteve më 30 dhjetor 2024.

Unaza e Madhe e Tiranës, është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve.

Ky projekt çliron Tiranën nga trafiku dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1 200 euro/m², nga 600 euro që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.

Për realizimin e projektit janë spostuar mbi 654 ndërtesa. Ajo është e kategorisë “A”, urbane dhe me ndriçim apo edhe zona të gjelbra.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash. Ajo lehtëson trafikun si dhe shkurton distancat. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut.

Gjithashtu, ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit.

Unaza Veriore, segmenti që u hap i fundit, ishte e ndarë në 7 lote. Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, dhe 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.

Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjave të tensionit të mesëm dhe të lartë.

Janë realizuar gjithashtu sistemi i ndriçimit rrugor, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, si dhe brezat e gjelbëruar.

S.M

Të fundit

Bulqizë, humb jetën në galeri minatori 40 vjeçar

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se...

Honda prezanton bateritë e reja me një distancë deri në një mijë kilometra

Honda planifikon të prodhojë SSB (bateri në gjendje të ngurtë) për automjetet elektrike që mund të sigurojnë një distancë deri në 1000 kilometra me...

Ngecja në trafik/ Londra e para nga qytetet evropiane, ndiqet nga Parisi dhe Dublini

Londra është e para në listën e qyteteve evropiane për sa i përket bllokimit të trafikut, e ndjekur nga Parisi dhe Dublini, njoftoi kompania...

Pse janë të dobishme për ne momentet e heshtjes dhe të vetmisë?

Ndërveprimi i vazhdueshëm me të tjerët mund të jetë vërtet rraskapitës sepse ne duhet të investojmë shumë energji për t’i bërë të tjerët të...

“Të parët në listën e kriminelëve”/ Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë në MB

Tabela e ‘ligës së krimit’ në Mbretërinë e Bashkuar vendos shqiptarët si kombësinë më të mundshme për t'u arrestuar, të ndjekur nga afganët, irakianët,...

Lajme të tjera

Web TV