Momente tmerri për ish-futbollistin e Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis. Festat e fundvitit, nuk janë kaluar në mënyrën më të mire për ish-lojtarin 44-vjeçar teksa një ari është futur në shtëpinë e argjentinasit.
Ngjarja ka ndodhur në Meksikë dhe në shtëpi ndodhej e gjithë familja e tij. Video u bë shpejt virale dhe në rrjetet sociale.
Ariu duket që shëtit në oborrin e Demikelis, ndërsa fëmijët e ish-lojtarit të tmerruar dëgjohen duke qarë. Menjëherë policia ka bërë të mundur kapjen e kafshës që për fatin e mirë nuk solli pasoja të tjera./kb