“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij, ikën edhe vjen në periudha të ndryshme. Natyrisht, distanca e bën me të ngushtë raportin me të bijën, ndaj ai përpiqet që të jetë sa më shumë i pranishëm në jetën e saj.

I ftuar sot në “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, Eno rrëfeu se është përpjekur që të jetë sa më shumë i pranishëm në jetën e saj, edhe pse nuk është i sigurt nëse është një baba i mirë. Kur të rritet Liv, thotë ai, do ta kuptojë nëse ai ka bërë më të mirën për të.

Duke rrëfyer për përjetimet e para kur mësoi se do të bëhej baba, Eno ndalet edhe te momentet më të bukura që ka kaluar me të.

“Në fillim unë jam trembur nga kjo. Ka qenë një stad jete, të cilin ne e kërkonim, ende edhe pa qenë gati, dhe kur ndodhi, m’u duk sikur çdo gjë duhet ta timonoja ndryshe, me mënyrën se si duhet të përshtateshim me një fëmijë që rritej dhe kërkonte vëmendjen”,– tregon Eno.

 

 

I pyetur nëse është një baba i mirë, i vrazhdë apo tolerant, Eno tregon: “Nuk e do a jam baba i mirë. Kur të rritet Liv, do të ketë një konkluzion nëse kam qenë baba i mirë mjaftueshëm…”/K.K

Të fundit

Vip-at pa fjalor/ Arsida i sqaron fjalën ‘tutor’ Rozanës: Unë prekem…

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Arsidës dhe Valbonës, ku më pas është përfshirë dhe G bani për të...

Beqiri reagon ashpër: Këlliçi mohoi bashkëjetuesen për t’i ikur hetimeve nga SPAK

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në një emision televziv komenton hetimet ndaj Belind Këlliçit, ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Doçi thotë se hetimet ndaj...

Shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kripës

Kripa e tepërt në organizëm mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat, sepse krijon shtresim të tepërt të lëngjeve. Veç kësaj, kripa mund...

Sa para shtesë do të marrin…/ Rritet vjetërsia në punë për burrat dhe gratë

Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat. Kjo rritje...

Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Nga Mero Baze Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa e SPAK. Pyetja e parë...

Lajme të tjera

Web TV