Nuk dha leje për të dërguar ushtrinë në veri, komandanti i KFOR-it tregon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe për kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që pas sulmit të 29 nëntorit ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Veri.

Borduani ka treguar në përputhje me marrëveshjen mes NATO-s dhe Kosovës, çfarëdo vendosje e FSK-së në Veri duhet të ketë miratim paraprak nga komandanti i KFOR-it dhe ka sqaruar se nuk e ka aprovuar një kërkesë të tillë, meqë situata në mënyrë efektive ishte menaxhuar nga Policia e Kosovës me përkrahje të EULEX.

Pas shpërthimit, KFOR-i vendosi menjëherë njësi për të siguruar zonën e Zubin Potokut rreth kanalit të dëmtuar dhe ofroi mbështetje për institucionet në Kosovë, duke përfshirë ndihmën logjistike, inxhinierike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

Në përputhje me Marrëveshjen NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo mision potencial i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon miratim paraprak nga komandanti i KFOR-it. Bazuar në vlerësimin e sigurisë dhe veprimet e vazhdueshme të KFOR-it, unë nuk kam dhënë autorizim të tillë pasi situata është menaxhuar efektivisht nga Policia e Kosovës, me mbështetjen e EULEX-it dhe KFOR-it.

Në të ardhmen, KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetje shtesë sipas nevojës, duke mbajtur një koordinim të ngushtë me institucionet në Kosovë”, ka thënë Borduani për Kosova Online./kb

Të fundit

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV