Rritet vjetërsia në punë për burrat/ Ndryshon mosha e daljes në pension

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat. Kjo rritje është një vazhdimësi e skemës së pensioneve të miratuar në 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit si për gratë edhe për burrat.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Ndërkohë ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data janar 2025 duhet të ketë 38 vjet e 8 muaj.

Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.

Por qeveria ka parashikuar një skemë të re pensionesh e cila pritet të publikohet brenda këtij viti./   S,M

Të fundit

Mblidhet Kryesia e PS/ Rama cakton Shalsin drejtues politik në Kukës

Kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste mëngjesin e kësaj të hëne. Mbledhja u zhvillua në selinë e...

Vendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të Nju Jorkut

Zyrtarët e Nju Jorkut kanë vendosur tarifë për makinat që hyjnë në qendër të qytetit – masa e parë e tillë në ndonjë qytet...

Me municione në valixhe drejt ‘tokës së premtuar”/ Ndalohet pasagjeri në aeroport

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar se në valixhen e një shtetasi kosovar janë gjetur 50 fishekë. Të dyshuarit i është sekuestruar...

Thellohet përçarja mes republikanëve, ja “armiqtë” e rinj të Trump dhe Musk

Kryetari i Dhomës së Re/Vjetër, Mike Johnson fitoi betejën, por jo luftën. Në një grusht shteti dramatik, konservatori MAGA nga Luiziana arriti të fitonte...

Pse goditja e Trump ndaj Kinës shqetëson Indinë

Kur Kina njoftoi krijimin e qarqeve të reja javën e kaluar, ajo shënoi kufijtë që përfshinin sipërfaqe toke që India pretendon si pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV