Nga Namir Lapardhaja
“Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm…”
Këto versete kuranore m’u kujtuan kur pashë gjuhën bullizuese ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi fill pas vendimit të sotëm.
Të ofendosh dhe të bullizosh tjetrin për shkak të pamjes fizike, jo vetëm që nuk është njerëzore, por është edhe e dënueshme.
Janë të njëjtët që i shan e i pështyn, i telendis e veç sa nuk i rreh Rama sa herë që u shkon në Kuvend dhe ata para tij bëjnë atë që Berisha ua ka mësur më mirë se gjithçka tjetër, të rrinë sus-majmun para tij.
Është e kuptueshme arsyeja pse reagojnë në atë mënyrë, sepse sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese, mirëpo askush nuk i ndihmon dot në ankthet dhe paranojat e tyre, që vijnë si pasojë e frikës së humbjes së pasurisë dhe pushtetit.
Frikërat e tilla i kanë vetëm ata që e dinë se si e kanë vënë pasurinë dhe se si e marrin lekun dhe shpresojnë se do të jenë të përjetshëm./K.K