Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njoftoi që në dhjetor nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalim pa pagesë.

Për të udhëtuar në veprën e re infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, motoçikletat me cilindratë mbi 250 centimetër kub do të paguajnë 170 lekë, ndërsa automjetet 250 lekë ose 2.5 euro. Për kamionët, autobusët dhe mjetet me 2 apo tre kate e lartësi mbi 2.2 metër është aplikuar tarifa 620 lekë. Ndërkohë mjetet me 4 ose më shumë akse do të paguajnë 870 lekë ose me kursin e këmbimit, 8.8 euro.

“Ja vlen. Duhet edhe pjesët e tjera të jenë si kjo. Shkurton kohë dhe ecën komod. Në Evropë tarifat janë edhe më të larta”, thane disa drejtues automjetesh.

Autostrada Thumanë-Kashar u hap për qarkullim të automjeteve në fund të qershorit të vitit të shkuar. Vepra infrastrukturore pjesë e “Korridorit Blu” është e para e kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri. Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometër në orë.

Vepra infrastruktuore që nis nga Thumana e që lidhet me Autostradën Tiranë-Durrës është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit.  Me nga tre korsi për secilin kah lëvizje, njëra e dedikuar për emergjencat, 14 nënkalime e 12 ura, Thumanë-Kashar i shërben sa qytetarëve shqiptarë aq edhe turistëve të huaj.

Autostrada Thumanë-Kashar është segmenti i parë i ndërtuar nga pesë të tillë që përbëjnë “Korridorin Blu”, ndryshe Adriatiko Jonian./    S.M

Të fundit

Rusia pretendon se ka kapur një tjetër qytet kyç në Ukrainë

Rusia pretendon se forcat e saj kanë kapur qytetin në vijën e parë të Kurakhovës në rajonin e Donteskut,...

Media australiane: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë

Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruan Jemima...

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria ka pranuar Certifikatat e Qarkullimit EUR-1 të lëshuara në mënyrë elektronike nga vendet pjesëmarrëse në Konventë pan-Euro-Mediterriane, njoftoi...

Erdogan: Të gatshëm për të ndërhyrë dhe parandaluar çdo ndarje të Sirisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se do të urdhëronte një ndërhyrje për të parandaluar çdo copëtim të Sirisë, një paralajmërim që synon...

Zyrtarizohet fitorja e Donald Trump si president i SHBA-ve

Kongresi amerikan është mbledhur sot për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2024. Ky është hapi i fundit procedurial përpara inaugurimit të Presidentit...

Lajme të tjera

Web TV