Mitropolia Ortodokse e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20, ku shkak dyshohen qirinjtë e ndezur nga besimtarët.
Flakët kanë djegur djegur vendin e lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë. Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në Lagjen “Meçite”, ku ndodhet Mitropolia ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në kohë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase të zjarrfikësve, zjarri është izoluar dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri dhe mund të kishin shkaktuar një zjarr masiv.
“Në Liverpool, trenat po qarkullojnë pa pasagjerë për të parë se si do të vijojë situata”, vazhdon Calder.
Aeroporti i Mançesterit i ka rihapur të dyja pistat pasi i mbylli përkohësisht për disa orë mëngjesin e sotëm.
Në një deklaratë në X, Manchester tha se disa nisje dhe mbërritje “mund të kenë ende vonesa, ndërsa ekipet punojnë për të hequr akullin e avionëve dhe për të pastruar vendkalimet”.
Nga ana tjetër, aeroporti “John Lennon” i Liverpool-it sapo tha se do të rihapin pistën e tyre këtë mëngjes në orën 10:15 GMT, ndërsa paralajmërohen vonesa të fluturimeve.
Aeroporti “Leeds Bradford” është një tjetër aeroport i prekur nga moti i keq, ndërsa u konfirmua se pista u mbyll, por thanë se shpresonin ta rihapnin në orën 12:00 në varësi të ndryshimit të kushteve./K.K