Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video teksa zhvillon një bisedë telefonike me këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila u gjet e pastrehë në rrugët e New York pak javë më parë.
Biseda e plotë:
Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.
Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim
Herioni: Po, hajde shkojmë
Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur
Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…
Kjo video e publikuar nga aktori Herion Mustafaraj, vjen pas akuzave të mbesës së Parashqevisë, Ina Simakut. Kjo e fundit e ka akuzuar aktorin duke pretenduar se ai ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë./K.K