‘Heroi’ 54-vjeçar në Pogradec shpëton të moshuarin brenda banesës së përfshirë nga flakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve bëhet me dije se 54 vjeçari Fatmir Metoshi është heroi që shpëtoi të moshuarin, banesa e të cilit u përfshi fillimisht nga flakët.

Ai tregon se i moshuari ishte në gjumë në kohën kur ra zjarri dhe bashkë me një kushëririn e tij ka shqyer derën e kanë nxjerrë jashtë të moshuarin, i cili nuk pati asnjë lëndim.

Ata kanë thënë se në kohën kur kanë hyrë brenda objektit, banesa ka qenë në flakë, shkruan A2 CNN.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.

Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit.

Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.

Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./kb

Të fundit

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë...

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

Nga Skënder Minxhozi Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe përzuri hetuesit e prokurorët nga...

Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë

Një vajzë e vogël është rrëmbyer nga një spital publik në Paraguai, por fatmirësisht autoritetet kanë arritur ta gjejnë në pak kohë. Sipas mediave të...

Vota e Diasporës për 11 Majin, ja sa emigrantë kanë aplikuar (SHIFRAT)

Po vijon me ritme të larta procesi i aplikimit të Diasporës në KQZ për pjesëmarrje në votimet parlamentare të 11 Majit 2025. Shkon në 50...

Beqiri për ‘21 Janarin’: Dëshmitarët dhe provat filmike rëndojnë Berishën

Avokati Idajet Beqiri thotë se dërgimi në gjyq i çështjes së “21 Janarit”, po vonon nga ngarkesa që ka Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në një...

Lajme të tjera

Web TV