Kampioni botëror më i ri në histori/ Kush është Luke Litter, sensacioni i Pikados?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luke Littler, 17-vjeçari që la pas legjendën Michael van Gerwen për t’u bërë kampioni më i ri botëror i Pikados( lojës me shigjeta).

Adoleshenti sensacion e bëri të dukej e lehtë finalja në Alexandra Palace, duke mundur me rezultatin 7-3, tre herë kampionin e botës. Littler gjithashtu theu rekordin e holandezit si kampioni botëror më i ri i të gjitha kohërave.

Ai mund të jetë një adoleshent, por Littler, nga Warrington, Cheshire, e ka praktikuar sportin e Pikados prej disa kohësh.

“Ka një video në YouTube ku unë isha 18 muajsh në pelenë duke dëgjuar muzikën e Raymond van Barneveld dhe Phil Taylor dhe duke bërë festimet e tyre. Aty filloi, 18-muajsh në një pelenë dhe një tabelë magnetike”, tha Littler për Sky News.

“Në moshën 4 ose 5 vjeçare po praktikohesha në një tabelë profesionale, por ishte pak e ulët dhe më pas rreth 7-8 vjeç fillova të luaja në lartësinë dhe gjatësinë e duhur. Nga ajo kohë, jeta ime ka qenë thjeshtë Pikado. Talenti është një gjë, por të kesh mbështetjen e duhur është po aq e rëndësishme”, shtoi Littler.

Adoleshenti falënderon prindërit e tij për mbështetjen dhe tha se ishin krenar për atë që djali i tyre kishte arritur.

“Ata thjesht nuk mund ta besojnë, unë nuk mund ta besoj vetë. Është mirë të kesh prindër suportues, që janë gjithmonë aty për mua. Gjithashtu kam dhe një ekip menaxhues fantastik rreth meje”, përfundoi Littler./ D.C

Të fundit

Bosi famëkeq ekzekutohet brenda sallës së gjyqit, nga një person i maskuar si avokat

Një bos famëkeq i një bande është vrarë me armë zjarri brenda një gjykate në Sri Lanka nga një...

E frikshme/ Vetëm 234 shoferë nga 1813 rimarin patentën pas humbjes së pikëve

Këtë të premte, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bëri të ditur se, nga 1813 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve...

Meta prej 4 muajsh në burg, vizitohet për herë të parë nga zyrtarët e Partisë së Lirisë

Sot (21 shkurt) zyrtarët e Partisë së Lirisë, do të vizitojnë për herë të parë në paraburgimin 313, presidentin e kësaj force politike, Ilir...

Shisnin drogë dhe kryenin vjedhje, gjashtë të arrestuar në Durrës

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes. Vihen në pranga 6 shtetas...

Papa Françesku mund të dorëhiqet nëse shëndeti i tij përkeqësohet

Papa Françesku mund të marrë në konsideratë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet, tha kardinali italian, Gianfranco Ravasi në një intervistë. “Nëse ai do të...

Lajme të tjera

Web TV