Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi Intensive), shkruajnë mediat greke.

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas, 95 vjeç, po trajtohet në spitalin “Ungjillizimi” në Athinë, ku u dërgua me urgjencë nga Tirana për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi Intensive), shkruajnë mediat greke.

Kryepeshkopi u shtrua në spitalin e Tiranës më 30 dhjetor, për shkak të infeksionit. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, si pasojë i shfaqej gjakderdhja gastrike, e cila solli vendimin për transferimin e tij në Greqi./   S,M

Të fundit

Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Mero Baze Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa e SPAK....

Stuhia e dëborës në SHBA, të paktën 4 viktima

Stuhia e dëborës që ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dhe 4 viktimat e para. Situata paraqitet tepër e rënduar në...

Rritje e lehtë e monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit, 7 Janar 2025

Sot, më 7 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet 95 lekë. Euro sot blihet me 97.6 lekë, ndërsa...

Vranësira dhe reshje lokale shiu/ Parashikimi i motit për sot, 7 janar 2025

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Jugore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura...

Lajme të tjera

Web TV