Të dërmuara nga sulmet, të mbingarkuara dhe pothuajse të mposhtura, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila ka më shumë ushtarë, më shumë fuqi zjarri dhe në përgjithësi më shumë momentum në mbarë fushat e ngrira dhe llogoret e baltosura në lindje të Ukrainës.
Pokrovsku, një qytet që para luftës kishte një popullsi prej 60.000 banorësh, është vendbanimi më i madh ku mbrojtja e Ukrainës është në rrezik që të bjerë, pasi përballet me sulme të pareshtura të Rusisë. Megjithatë, ky nuk është qyteti i vetëm.
Teksa rritet presioni për bisedime mes Kievit dhe Moskës, Kremlini dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë shfaqur pak interes për të ulur intensitetin e sulmeve, apo për të shqyrtuar kushtet e ndonjë armëpushimi që do të ishin të pranueshme për Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë./K.K