Çudira nga Portugalia, aty ku si zgjidhje për mos anulimin e një ndeshje në Ligën e Dytë të futbollit ka shërbyer qumështi.
UD Oliveirense – Felgueiras (0-3) ishte planifikuar të fillonte këtë të diel në orën 11:00, por nisja ndodhi vetëm 15 minuta më vonë. Gjithçka për shkak të shiut dhe baltës, aty ku vijat në zonat e vogla dhe të mëdha duhej të përforcoheshin.
Në mungesë të bojës, punonjësit e ekipit vendas përdorën qumësht. Po, është e vërtetë. Edhe vija mes shtyllave u lye me qumësht, por vendasit si duket nuk e kishin forcën e duhur për të shënuar të paktën një gol./E.T