A ishte e rëndë për ju tryeza festive? Ndihmoni tretjen dhe largoni fryrjet me këto…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i festave ofron mundësinë e shkëputjes nga rutina e ngarkuar e përditshmërisë, duke na dhënë kohë për t’u relaksuar, për t’u afruar më shumë me ata që duam dhe për t’u dorëzuar pas tundimeve të pjatave festive.

Megjithatë, pavarësisht kënaqësisë që sjellin ushqimet e shijshme, këto kënaqësi “fajtore” shpesh kanë pasoja për shëndetin.

 

 

Pjatat e bollshme të festave, të pasura me natrium, sheqerna dhe yndyra, bashkë me konsumimin e shtuar të alkoolit, mund të shkaktojnë shqetësime si urth, tretje të ngadaltë, dhimbje barku, marramendje, dhimbje koke dhe lodhje.

Sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Osteoartritit, zgjidhja për t’u përballur me këto simptoma mund të gjendet në zgjedhjet e kujdesshme dietike, të cilat mund të balancojnë efektet e pjatave të tepërta festive.

Cilat ushqime nxisin tretjen?

Ushqimet me shije të hidhur ose pak pikante janë veçanërisht të efektshme, pasi stimulojnë mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit, duke përmirësuar tretjen.

Disa ushqime që mund të zgjidhni, janë:

  • Angjinarja/artichoka
  • Selino
  • Rrepka
  • Rukola
  • Rrepkë
  • Lakrat e Brukselit
  • Luleradhiqe

Këto ushqime stimulojnë sekretimin e enzimave të tretjes. Përveç kësaj, selino dhe rrepkat kanë veti diuretike, duke i bërë ato të dobishme për individët që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut ose mbajtja e lëngjeve. Mund t’i shijoni ato të papërpunuara në sallata ose si përbërës shtesë në pjatat e ngrohta me mish.

Ndërkohë, artichokat janë shumë të dobishme për mëlçinë, duke mbështetur proceset e pastrimit të trupit dhe ofruar përfitime hepatoprotektive.

Të Pasura me fibra prebiotike, siç është inulina, ato gjithashtu stimulojnë zhvillimin e baktereve të shëndetshme të zorrëve, duke përmirësuar shëndetin intestinal.

Pija – aleati i shëndetit të tretjes

Çaji jeshil, veçanërisht kur shtohet pak limon, është një opsion i shkëlqyer për mbështetje të funksionit të mëlçisë falë vetive të tij antioksiduese. Megjithatë, përmbajtja e kafeinës mund të ketë një efekt stimuluese, kështu që është më mirë ta konsumoni më herët gjatë ditës për të shmangur mundësinë që të ndikojë në gjumin tuaj natën.

Lexo edhe :  Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Duke ndjekur këshilla të thjeshta dhe të dobishme për ushqyerjen, mund të shijoni sezonin festash dhe njëkohësisht të ruani shëndetin e sistemit tuaj tretës./K.K

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV