Bora “paralizon” Anglinë, në Australi 45 grade nxehtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngrijnë aeroportet dhe hekurudhat – ndërpritet edhe energjia elektrike

Reshjet e dendura të dëborës në Britanine e Madhe kanë shkaktuar probleme me transportin. Stacionet e hekurudhave dhe aeroportet po punojnë me ndërprerje, për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike pas reshjeve të dendura gjatë natës.

Aeroporti i Mançesterit i ka rihapur të dyja pistat pasi i mbylli përkohësisht për disa orë mëngjesin e kësaj të diele. Autoritetet lajmëruan se disa nisje dhe mberritje mund te kene ende vonesa, ndersa ekipet vijojne punën për të hequr akullin e avionëve dhe për të pastruar pistat.

Nga ana tjetër, edhe aeroporti “John Lennon” i Liverpool-it e rihapi pistën këtë mëngjes pas bllokimit gjatë natës, ndërsa paralajmëroi vonesa të fluturimeve.

Aeroporti “Leeds Bradford” eshte nje tjeter aeroport i prekur nga moti i keq, ndersa u konfirmua se pista u mbyll, dhe pritet te rihapet ne varesi te ndryshimit te kushteve.

Vala e të nxehtit arrin kulmin në Viktoria, termometri arrin 45 gradë Celsius

Një valë e të nxehtit që ka përfshirë Australinë juglindore po arrin kulmin sot, duke rritur nivelin e alarmit për zjarret në shtetin e Viktorias. Javën e kaluar, një zjarr i madh në pyllin kombëtar të Grabians bëri hi shtëpitë e fermat dhe qindra mijëra hektarë tokë bujqësore.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon se termometri mund të rritet në 45 gradë Celsius sot në disa pjesë të Viktorias, shteti i dytë më i populluar i Australisë. Temperatura në Melburn parashikohet të arrijë deri në 38 gradë Celsius. Në qytetin e Mildura, në veriperëndim të shtetit, termometri ishte 32.9C në orën 10.30 të mëngjesit (koha lokale) dhe parashikimi tregon për një temperaturë maksimale prej 42C, duke tejkaluar janarin e zakonshëm për rajonin.

Lexo edhe :  Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Autoritetet në shtetin e Viktorias po paralajmërojnë për rrezik “ekstrem” zjarri në disa zona.

Duke folur për rrjetin televiziv ABC, meteorologia Miriam Bradbury paralajmëroi se vala e të nxehtit në Victoria do të arrijë kulmin sot dhe se nga mbrëmja pritet të jetë më freskët. Temperaturat e larta sezonale parashikohen gjithashtu për pjesë të Australisë Perëndimore, Uellsit të Ri Jugor dhe Tasmanisë.

Vera më e keqe e Australisë në vitet e fundit ishte 2019-2020, kur zjarret dogjën një zonë me madhësinë e Turqisë dhe vranë 33 njerëz.

Të fundit

Ushqimet dhe pijet kanë shije të ndryshme në aeroplan/ Ja cila është arsyeja

Ushqimi në aeroplan shpesh merr një shije të keqe dhe të gjithë pasagjerët ankohen në shumicën e rasteve, pasi...

Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës

Nga Ylli Pata Beteja politike mes dy opozitave që janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Refreni politik i opozitës shqiptare pas zgjedhjeve të 2021-shit nuk është...

“Nuk del as për karburant dhe cigare”/Zebërvoki zbulon rrogën si polic:Do kisha vdekur…

Iftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki. Ai ka...

Zoti na ka dhënë energji për të jetuar mbi 100 vite, nëse kujdesemi për shëndetin tonë

Teksa foli për problemin e infertilitetit te burrat dhe gratë, mjeku gjinekolog, Shkëlqim Bilali, theksoi se të gjithë ne duhet ta vlerësojmë shëndetin, si...

Nisin negociatat për listat, a do t’ia shpëtojë Sali Berisha partinë Ilir Metës?

Nën rrogoz flitet se Berisha i ka dhënë fjalën Metës se do të fusë atë dhe ndonjë emër tjetër nga PL, në vende të...

Lajme të tjera

Web TV