Mjeku i Kombëtares flet për dëmtimin e Brojës: Po e ndjek fati i keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilvi Begolli, Koordinatori i Departamentit të Mjekësisë në FSHF foli në MAX Sport në Euronews Albania në lidhje me dëmtimin e sulmuesit Armando Broja.

Begolli duket se synon të qetësojë fansat për lëndimin e lojtarit. Ai e sheh situatën si pasojë e një aksidenti dhe jo si një problem të vazhdueshëm të shëndetit të lojtarit.

Sipas tij mendohet që Broja ka pasur një kontraktim muskular pasi goditi tokën dhe jo topin. Ai tha se kjo nuk ka të bëjë me dëmtime kronike por është më shumë dëmtim traumatik.

“Përgjithësisht, trajtimi i dëmtimeve si këto përfshin një periudhë rikuperimi, pas kontrollit të mjekëve dhe vlerësimit të dëmit. Fatkeqësisht, këto lëndime të natyrës traumatikë mund të ndodhin edhe për shkak të kushteve të fushës dhe intensitetit të lojës. Por, fakti që nuk janë dëmtime kronike tregon se është një situatë që mund të trajtohet dhe të kalojë pas një periudhe të kujdesit mjekësor”.

“Duket sikur më shumë është fat i keq i lojtarit sesa problem fizik i tij. Ai goditi tokën me këmbë dhe ky veprim të gjen të papërgatitur dhe me sa pashë Broja u duk sikur pas kësaj kishte një kontraktim muskular. Situata të tilla ndodhin qoftë dhe nga terrenet ndërsa Brojën siç duket po e ndjek pak fat i keq dhe nuk janë dëmtime kronike por më shumë janë dëmtimë traumatike”, tha Begolli në MAX Sport./K.K

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV