PS-PD/ Ndryshimet në Kodin Elektoral, PD “presion” PS me amendamentin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike do të jetë pro ndryshimit të Kodit Elektoral që lidhet me votën e diasporës, por ka edhe një kusht që pritet t’i jepet “ok” edhe nga Partia Socialiste. PD do t’i kërkojë Qeverisë që të shtyjë afatet e skadencës së ID

Partia Demokratike ka shprehur mbështetjen e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të mundësojë votimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Diasporë. Sipas përfaqësuesit të saj, ky hap është domosdoshmëri për përfshirjen më të gjerë të shqiptarëve në procesin zgjedhor. Megjithatë, Partia Demokratike do të propozojë një amnedament shtesë që lidhet me vlefshmërinë e kartave të identittetit. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi që kanë qenë edhe në komisionet e ngritura pwr ndryshime të Kodit Elektoral theksoi rëndësinë e kësaj çështje. Letrës informuese të KQZ-së, Partia Socialiste i është përgjigjur pa hezituar duke bërë gati ndryshimet në Kodin Elektoral, të cilat Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë Blendi Klosi tha se mazhoranca do t’i depozitojë në fillim të sesionit parlamentar në janar duke treguar edhe detaje. Demokratët janë më skeptikë ndaj KQZ, pasi sipas nënkryetarit të PD-së, Oerd Bylykbashi ky institucion në këto momente i ka të gjitha mundësitë ta bëjë të mundur votën e emigrantëve pa ndryshime në ligjin elektoral. Një tjetër ndryshim nga propozim fillestar që pritet të implementohet, ka të bëjë me faturën. Emigrantët shqiptarë nuk do të paguajnë kostot e postës në kthim. Të gjithë shqiptarët të cilët do të duan të zgjedhin deputetët që duan të shohin në Parlament, me 11 janar mund të nisin të regjistrohen në platformën elektronike të KQZ duke krijuar llogari dhe më pas duke dërguar kërkesën që në banesën e tij t’i vijë zarfi me listën e kandidatëve.

Lexo edhe :  Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025

Vota e Diasporës

Nuk do të jetë e nevojshme që partitë politike të zbrasin xhepat për të sjellë autobuzat nga Greqia, tragetet nga Italia për të votuar më 11 Maj. Tashmë politika e dha konsensusisn për votën e Diasporës, ku të dyja palët e kanë parë pozitive të drejtën legjitime për të votuar shtetasit shqiptar që nuk jetojnë brenda territorit shqiptar. Pavarësisht se edhe në këtë rast duket se nuk janë mbyllur të gjitha shtigjet që mund ta dëmtojnë procesin, pasi KQZ disa javë më parë ka ngritur një shqetësim që lidhe me kohën që i nevojitet postës në për ta çuar dhe për ta kthyer zarfin. Fleta e votimit për emigrantët do të niset me postë në momentin kur KQZ-ja të ketë përmbyllur procesin e regjistrimit të kandidatëve dhe ka prodhuar fletën e votimit. Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me emigrantët në Selanik premtoi se qeveria do të paguajë shpenzimet e postës si për dërgimin ashtu edhe për kthimin e fletës së votimit. Një qëndrim i konfirmuar më vonë edhe nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili tha se nga kontaktet me qeverinë është vlerësuar që të paktën këto zgjedhje shpenzimet t’i paguajë shteti. Askush nuk ka një përgjigje shteruese se sa emigrantë me të drejtë vote kemi jashtë apo sa priten të votojnë prej tyre në zgjedhjet e 2025. Aktualisht kemi të regjistruar 10,300 emigrantë. Megjithatë disa përllogaritje të përafërta nga partitë politike po bëhen.

Të fundit

Britania e Madhe/ Familja mbretërore do të marrë nga shteti shumën “e paimagjinueshme”

Familja mbretërore ka qenë në qendër të diskutimeve për financat e saj në vitin 2024 dhe e njëjta gjë do të...

Dëborë e reshje, si parashikohet moti për muajn janar në vendin tonë

Shqipëria nuk do të preket nga acari arktik, por ndikimi i tij do të ndihet edhe në vendin tonë. Ekspertja Anira Gjoni nga Instituti...

Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Samanta Karavella përflitet se është në pritje të ëmbël. Në disa foto që artistja ka shpërndarë në Instagram barku i saj duket i rrumbullakosur. Madje komentues në...

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

Nga Lorenc Vangjeli Ditën e paraqitjes së tij të parë me detyrim në SPAK Berisha përmendi një dosje penale duke akuzuar ish-ministrin e Brendshëm Balla. Në...

Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, në pronësi të së cilës janë rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, njoftoi të martën se po heq programin e saj për verifikimin...

Lajme të tjera

Web TV