Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Fokusi i këtij takimi janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare e kryesisht vota e diasporës, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i procesit të regjistrimit për emigrantët që do të duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Rama u ka lenë porosi të tijëve krijimin e një database me kontaktet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit me qëllim maksimizimin e votës së diasporës në favor të mazhorancës./E.T