“Shenja të një njeriu të Perënduar”, Çupi për Berishën: Ai e di që është fajtor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, duke iu bindur plotësisht masës së caktuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Prej aty, Berisha shfaqi vesin e vjetër duke sulmuar sërish drejtësinë dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Kjo sjelljeje e ish-kryeministrit, i cili është nën hetim nga SPAK, u komentua nga analisti i njohur Frrok Çupi, i cili tha se sa më shumë që Berisha lufton drejtësinë, aq më shumë fajtor është për veprat që ka kryer.

“Sa më shumë lufton kundër SPAK, kundër mazhorancës, kundër drejtësisë, kundër viktimave që I ka shkaktuar vetë, do të thotë se aq shumë fajtor është. Shfaqja e tij para SPAK, para publikut, të cilin e ka rrënuar, është shenja e kthimit në skenën e krimit”, tha ai.

Më tej, analisti Çupi pohoi në një studio televzi se:

“Sulmet që i bën Dumanit, sulmi që i bën SPAK, është një fjalor me vetveten. Sali Berisha ka qenë njeri me probleme të mëdha me veten e tij dhe ai tani ka ikur në drejtim të paditur. Fakti që lufton drejtësinë, një institucion, që është i pacenueshëm, ai tenton që të barazojë veten me një objekt tjetër, i cili është duke e hetuar. Ai e ka sulmuar SPAK me njerëz, me turma, edhe në kohën kur kanë nxjerr njerëzit për të bllokuar rrugët.”, shtoi ai./   SM

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV