Shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kripës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kripa e tepërt në organizëm mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat, sepse krijon shtresim të tepërt të lëngjeve. Veç kësaj, kripa mund t’ju krijojë edhe probleme të tjera shëndetësore, prandaj kushtoni kujdes shenjave me të cilat trupi paralajmëron që po konsumoni shumë kripë. Doza e rekomanduar e kripës është 2.400 miligramë, përkatësisht një lugë e vogël.

Por cilat janë shenjat që trupi ju jep kur keni konsunuar më shumë kripë seç duhet?

Ënjtje
Konsumimi i tepërt i kripës mund të shkaktojë ënjtje në pjesë të caktuar të trupit. Në fytyrë ënjtja veçanërisht shihet në zonën përreth syve. Gjithashtu, teprica e kripës shkakton ënjtje të gishtave të duarve dhe rreth nyjave.

Ndjesia e etjes
Kripa e tepërt shkakton dehidratimin, ndaj edhe shpesh herë ju jeni më të etur për të pirë ujë ose lëngje të ndryshme.

Urinimi i shpeshtë
Kripa e tepërt shkakton urimim të shpeshtë. Edhe pse kjo nuk do të tingëllojë si problem serioz, me urinim humbet edhe kalciumi.

Nëse në gjak nuk ka mjaft kalcium, trupi do të marrë kalciumin nga kockat. Për këtë shkak te njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë shumë kripë rrezikojnë të preken osteoporoza.

Dëshira për ushqim të pashëndetshëm
Kripa e tepërt mund të shkaktojë humbjen e interesimit për ushqim të shëndetshëm dhe dëshirë për konsum të ushqimeve të pashëndetshme.

Ngërçet e muskujve
Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup. Natriumi dhe kalciumi janë përgjegjës për kontraktimin e muskujve, ndërkaq kalciumi ndihmon në qetësimin e tyre. Nëse çrregullohet balanca e natriumit dhe kalciumit në organizëm, shpesh do të ndieni dhembje të muskujve.

Lodhje
Lodhja nuk do të jetë pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit të kripur, mirëpo dehidratimi shkakton lodhjen. Kjo posaçërisht do të ndikojnë negativisht te ju nëse kryeni aktivitet fizik rregullisht.

Lexo edhe :  A ishte e rëndë për ju tryeza festive? Ndihmoni tretjen dhe largoni fryrjet me këto...

Problemi me zemrën dhe veshkat
Veshkat nuk munden përnjëherë të filtrojnë aq sasi të madhe kripe, prandaj në trup qëndron uji në mënyrë që të zbutë kripën e grumbulluar. Kjo shkakton rritje të lëngjeve përreth qelizave dhe rritje të vëllimit të gjakut. Si pasojë për zemra detyrohet të punojë më fortë, në mënyrë që të pompojë gjakun dhe kështu të krijojë presion në enët e gjakut. Me kalimin e kohës, kjo shkakton dëmtim të zemrës, të enëve të gjakut dhe të veshkave, gjë që mund të çojë në preson të lartë të gjakut apo të sulmit në zemër./    S,M

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV