Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon në të gjithë vendin për grupet e rrezikuara, si fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

“Vaksina është mënyra më e mirë dhe e sigurt për të parandaluar format e rënda të gripit dhe për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të komunitetit. Deri më tani, janë kryer 206,627 doza për grupet më të rrezikuara. Mos prisni, forcojeni imunitetin tuaj duke u vaksinuar sot”, thotë Koçiu në një postim në Facebook.

“Vaksina e gripit është e rëndësishme të aplikohet në popullatë, për të krijuar një mbrojtje ndaj virozave të stinës dhe për të shmangur komplikacionet që mund të sjellin këto viroza të gripit në popullatën me risk më të lartë”, thotë mjekja Xhentiliana Nazaj, në qendrën shëndetësore Nr. 10 në kryeqytet.

Personat që duhet të bëjnë vaksinën e gripit, janë personat e moshuar mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me prekje të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të merret dhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh”, thotë Fabiola Gjana, mjeke familje në të njëjtën poliklinikë./   S,M

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV