Virusi që po qarkullon në Kinë nuk është i ri. Metapneumovirusi human është konfirmuar tek njerëzit prej vitit 2001. Raste të tij sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini më herët janë evidentuar dhe në Shqipëri. Aktualisht nuk është zbuluar asnjë I prekur.
Metapneumovirusi human prek rrugët e frymëmarrjes. Shfaqet si rrufë dhe ccon deri në pneumoni. Përhapet përmes spërklave të personit të infektuar dhe sipërfaqeve të kontaminuara. Rrezik më të shtuar kanë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të kompromentuar.
Por a mundet ky virus të sjell pandeminë e radhës?
Aktualisht në Shqipëri sipas Institutit të Shëndetit Publik po dominojnë infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmrrjes. Në qarkullim gjithashtu janë gripi dhe covid, por sipas autoriteteve shëndetsore deri tani kemi të bëjmë me një aktivitet sezonal normal./K.K