Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në një studio televizive ishte avokati Idajet Beqiri komenton edhe protestën e Berishës para SPAK me një grusht militantësh.
Nga ana tjetër, avokati Idajet Beqiri e quajti Berishën një figurë pa dinjitet dhe personalitet. Sipas tij, Berisha ka mbetur me 20 persona nga organizatat kriminale, që i përdor për presion ndaj drejtësisë.
“Pa pikë dinjiteti, pa pikë personaliteti, si një kone që shkon dhe i lëpihet oficeres së policisë gjyqësore. A ka karakter ky njeri?
Kur pozicionohesh diku dhe thua se detyrimi për paraqitje nuk ekzekutohet se është në kundërshti me ligjin, pastaj të shkosh e të lëpish atë që pështyve, çfarë përfaqëson ti në këtë mes?
Ti je një dele që bindesh vetë dhe shkon me vrap. Kemi të bëjmë me një njeri qesharak. Vrau, vodhi, shkatërroi dhe dogji Shqipërinë. Një njeri i tillë, edhe pse është katandisur me 20 veta të organizatës kriminale, përfshin njerëz të dënuar për trafik droge dhe kokainë.
Mafia e tij, me ata që ka bërë krime, mendon se mund të bëjë përsëri krime me ta. Kemi të bëjmë me një të perënduar, dhe Shqipëria, bashkë me shqiptarët, duan më në fund që 11 maji t’i japë fund këtij kapitulli”, tha Beqiri./ S,M