Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ja kur do të nisë regjistrimi i votuesve të Diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë të ditur se përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 kanë hyrë në fazën aktive.

Ai konfirmoi se 3,721,116 qytetarë kanë të drejtën e votës, me një ndarje gjinore ku 50.5 për qind janë burra dhe 49.5 për qind janë gra.

Hoxha theksoi masat për të siguruar një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës duke përmendur verifikimin e listave zgjedhore, të cilat qytetarët mund t’i kontrollojnë përmes portalit e-Albania ose fizikisht në njësitë administrative. Aktualisht janë miratuar 5,050 qendra votimi, ndërsa po shqyrtohet mundësia e shtimit të kapacitetit aty ku është e nevojshme.

Për herë të parë, zgjedhjet do të përfshijnë edhe votuesit jashtë vendit. Regjistrimi i tyre nis më 11 janar 2025 përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, duke u mundësuar ushtrimin e të drejtës së votës pavarësisht vendndodhjes. Ministri u bëri thirrje emigrantëve të rinovojnë dokumentet e identifikimit për të shmangur pengesat gjatë regjistrimit. Lista paraprake e votuesve do të publikohet më 9 mars 2025, duke lejuar një periudhë 48-orëshe për zgjedhësit që të konfirmojnë vendin e votimit.

Ministria e Brendshme garantoi një proces transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Ministri Hoxha nënvizoi rëndësinë e përfshirjes dhe verifikimit personal të listave zgjedhore duke bërë thirrje që të raportohen çdo problematikë në platformën “Shqipëria që Duam”. Në përfundim, ai e cilësoi votën si mjetin më të fuqishëm të demokracisë dhe ritheksoi angazhimin për një proces zgjedhor që respekton standardet dhe të drejtat e çdo qytetari.

Fjala e plotë e ministrit Hoxha:

Ministria e Brendshme ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, duke publikuar ekstraktin e parë të listës zgjedhore, në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe standardet e Kodit Zgjedhor.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 shtetas.

Ndër ta, 50.5 % janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5 % janë femra.

Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve.

Aktualisht numri i përgjithshëm i qendrave të votimit brenda limiteve është 5,050. Duke përfituar nga ky komunikim, ftoj kryetarët e bashkive për tu angazhuar për vendimmarrje për qendrat e votimit që janë jashtë limiteve, me më shumë se 1 mijë zgjedhës apo më pak se 300 të tillë.

Gjithashtu, në këtë kuadër Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar një akt të përbashkët, për pastrimin e listave nga shtetasit që ligji për Dekriminalizimin i përjashton nga e drejta e votës, si dhe hapjen e qendrave të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Lexo edhe :  Zgjedhjet 2025/ Balla, thirrje diasporës të rregjistrohet prej 11 janarit

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore do të përfshihen dy kategori zgjedhësish:
– Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;
– Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit, kjo listë paraprake do të jetë publike në 9 mars 2025 dhe çdo shtetas do të ketë në dispozicion 48 orë për të shprehur vullnetin përfundimisht nëse duan të votojnë brenda apo jashtë Shqipërisë.

Ky hap përfaqëson një moment historik për demokracinë shqiptare, duke ofruar mundësinë që diaspora të ushtrojë të drejtën e votës, pavarësisht ku jeton e punon.

Nga data 11 janari 2025 shënohet fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë, në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni i KQZ.

Për regjistrimin nevojitet një pajisje elektronike për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimin apo fotografimin e dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës. Ndaj është shumë e domosdoshme dhe apeloj çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit, të rinovojë dokumentet e identifikim, duke patur të paktën njërin prej tyre të vlefshëm përgjatë këtij procesi.

Prej disa javësh, është miratuar udhëzimi që lejon aplikimin qoftë edhe për një dokument identifikimi në zyrat tona konsullore.
Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të aksesueshme për qytetarët tanë jashtë kufijve.

Në mënyrë që procesi të jetë i sigurt dhe gjithëpërfshirës, qytetarët janë ftuar që të verifikojnë të dhënat personale në listën zgjedhore:
– Online, përmes portalit e-Albania;
– Fizikisht, pranë njësive administrative ku listat janë afishuar.

Çdo qytetar që has problematika apo paqartësi mund të kontaktojë në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam”.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka nisur procesin e verifikimit dhe përditësimit të listave zgjedhore, me qëllim garantimin e një liste përfundimtare të saktë dhe gjithëpërfshirëse.

Vota është arma më e fuqishme e demokracisë, dhe garantimi i aksesit për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, mbetet prioritet i joni kryesor.
Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” janë plotësisht të angazhuara për të respektuar të gjitha standardet dhe detyrimet ligjore në përgatitjen e këtij procesi kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit./    S,M

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV