Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, do të merret në pyetje sot (ora 10:00) nga prokurorët e SPAK në lidhje me dosjen e hetimit të CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA.
Ai është thirrur të jetë në SPAK në prani të avokatit mbrojtës.
Gazetarja Keti Banushi informon se Meta do të merret në pyetje si person në hetim, ndërsa dje ishte thirrur për tu marrë në pyetje si persona nën hetim bashkëshortja e tij në proces divorci, Monika Kryemadhi, mamaja e saj, Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Ema Çoku. Si Monika, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku nuk kanë pranuar të flasin para prokurorëve./E.T