Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Beteja politike mes dy opozitave që janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.

Refreni politik i opozitës shqiptare pas zgjedhjeve të 2021-shit nuk është sherri i vjetër pa lidhje për Komisionin e Venecias, që u kthye në parodi që nga miratimi i reformës në drejtësi, por “gjakmarrja” e egër mes njerëzve të asaj që quhet qendër dhe e djathtë.

Një sherr që nisi prej vendimit të fortë të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Vendim, që edhe pse sot e ka humbur vulën zyrtare, fuqinë politike e ka edhe më të madhe. Efekti politik i atij vendimi është situata e sotme, ku kemi një sherr të egër e permanent brenda opozitës. Sherr që merr forma nga më të ndryshmet: që nga përplasja e Sali Berishës me Enkelejd Alibeajn, Flamur Nokës me Agron Shehajn, Belind Këlliçi me Klodiana Lalën, apo Enton Abilekajn e Ergys Mërtirin.

Kjo përplasje është gjurma e një fakti politik që do të jetë realisht lajmi i zgjedhjeve të 11 majit. Beteja politike mes dy opozitave që janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Opozita e Berishës dhe Metës dhe opozita kundër tyre.

Opozita e Berishës dhe Metës, siç dihet ka refrenin e vjetër kundër SPAK apo çdo institucioni të reformës në drejtësi. Refren që koha e vërtetoi se e kishin thjesht se nuk donin të hetoheshin vetë.

Por ky refren është bërë realisht baza e debatit brenda opozitës. Bazë që shkakun nuk e ka thjesht tek SPAK dhe reforma në drejtësi, por tek linja pro apo kundër Perëndimit.

Ky debat, pavarësisht që Gaz Bardhi e Gjekmarkaj tentojnë t’i hedhin krem dhe mafishe, ai është i ashpër e përnatshëm. Shikohet në nervat e Bushatit apo irritimin e Alibekajt. Të cilët, shënjestrën e kanë të qartë dhe janë më të kthjellët se deputetët e Berishës. Ngaqë ata kanë mbrojtur këtë linjë, sipas të cilës drejtësia e re nuk është e Berishës dhe Metës, ndaj është e Ramës.

Lexo edhe :  Një zgjidhje për Jozin, Tanin e Tutin që nuk duan dënimin e Berishës

Apo siç e thotë Lubonja me teorinë e “tre bandave”. Kaq e thjesht është./   S,M

Të fundit

Frika nga virusi HPMV/Epidemiologu:E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri ja simptomat

Një virus i ri që po qarkullon në Kinë, ka rritur ndjeshëm frikën tek qytetarët. Por në fakt metapneumovirusi është zbuluar...

Haveli do prodhojë birrë në Tiranë

Nga Ben Andoni Vaclav Havel nuk është më në jetë. Dhe, kuptohet se në ditët tona nuk mund të bëj asgjë që e angazhon atë...

BE: Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 90 minuta

Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 1 orë e gjysmë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi sot...

Lamtumirë , Akademik Prof.Dr. Kopi Kycyku!

“S’më mbetet tjetër përveçse të perifrazoj porositë e njerëzve më të mençur e më të ditur se unë, që botës shqiptare nuk i kanë...

12 vjeçari ndërroi jetë në spital/ QSUT: Ndarja nga jeta e pamundur të parandalohej

QSUT ka reaguar pasi një 12-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Pediatrisë. Familjarët jashtë kamerave akuzuan mjekët se i mituri nuk mori mjekimin e duhur. Ndërsa,...

Lajme të tjera

Web TV