Berisha në SPAK me pusullë sfiduese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit dje në Prokurorinë Speciale SPAK, pasi gjykata vendosi ta rikthejë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha zbatoi vendimin e gjykatës, por tashmë ka hapur një tjetër “luftë”, duke lënë në formularin e paraqitjes shënim denoncues, akuzues dhe shpërfillës për SPAK dhe drejtuesin e saj Altin Dumani.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte dje sërish në SPAK për çështjen “Partizani”, ku përveçse ka akuzuar kreun e Prokurorisë së Poasaçme Altin Dumani se është i lidhur me Partinë Sociaslite, i ka lënë edhe një “pusullë” në ikje. Berisha në procesverbalin që i ka dhënë oficeri i BKH-së (Byrosë Kombëtare të Hetimit) për të firmosur, i ka lënë edhe një shënim Altin Dumanit, i cili kërkon ta rikthejë atë në arrest shtëpie. “Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, shkroi Berisha me shkrim dore në procesverbalin e nënshkruar prej tij. Gjykata e Apelit vendosi një javë më parë për Berishën masën e sigurisë “detyrim paraqitje dy herë në muaj” në Prokurorinë Speciale, ndërsa më herët Gjykata e Shkallës së Parë i kishte hequr mësën “arrest shtëpie” duke e lënë në gjendje të lirë. Ky vendim u ankimua nga SPAK I cili kërkoi “arrest shtëpie” për Berishën, por gjykata gjeti një “zgjidhje të mesme”, duke caktuar detyrim paraqitje. Në vizitën e detyruar në SPAK, Berisha u shoqërua dje nga disa dhjetëra mbështetës të cilët brohorisnin teksa ai futej brenda godinës dhe kur doli prej saj. Pasi plotësoi procesverbalin, veprim që duhet ta bëjë dy herë në muaj, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj SPAK dhe socialistëve. “Siç e dini organizata kriminale SKAP kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësit e prokurorët. Ky është një moment kritik, kur këta kriminelë që flenë mbi dosje duan të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Unë do t’i sulmoj ata që bashkëpunojnë me krimin. Unë do të faktoj sesi Dumani fle mbi dosje krimi. Altin Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimeve elektorale. Unë gjeta McGonigal që po i bënte kurs Dumanit. Dhe ai i thoshte në këtë mënyrë duhet të veprosh. Gjeta Lali vjedhësin që po rrihej me kolegët. Thërrisni Ajolën, por jo Lindën. Gjeta Ulusiun, po zihej me Dumanin për çantën Louis Vuiton. Pasi Ulusiu pasi ka marrë një sasi parash kërkon një çantë të shtrenjtë. Aty i gjeta këto. Unë gjeta raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit që kishin arritur aty. Do të jap dokumente se këta janë një organizatë kriminale”, tha Berisha. Gjatë komunikimit me median jashtë zyrave të SPAK, Berisha tha se masa e sigurisë do ta ndihmojë të shtojë mbështetjen e qytetarëve, sipas tij, ashtu siç ndodhi me Donald Trump në SHBA. “Kjo masë sigurie do të më shtojë shumë vota. Këtë qëndrim mbajtën sorosianët ndaj Donald Trump, por kombi vendosi. Nëse një prokuror merr dosjen e krimit dhe bën gjithçka për ta mbyllur atë, ai bashkëpunon me të. Në dosjen Toyota Yaris, ndodhi akti më i shëmtuar. Ne i kemi denoncuar këta për shpifje, manipulime dhe falsifikime në Prokurorinë e Tiranës, por pa bërë asnjë njoftim, u dërguan në SPAK, por çështja e mbyll dhe këtë ne do ta çojmë në gjykatë, do t’i ndjekim të gjitha instancat. Aty ku nuk funksionon drejtësia ka një prokurori publike. Rama tha se i ka përdorur EncroChat. Janë të identifikuara 73 aparate në Këshillin e Ministrave. Falënderoj SKAP-in që më dha mundësinë të fillojë publikimin e dokumenteve te dera e tij”, u shpreh Berisha.

Të fundit

Nëntor, të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024...

BSH: Shiten 8,66 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë (BSH) bën të ditur se në ankandin që u zhvillua javën e fundit të dhjetorit 2024, u shitën 8,66 miliardë lekë...

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha është paraqitur ne SPAK të hënën në mesditë Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës Dosja Xibraka është rihapur në...

Përmbytje masive në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në disa qytete në mbarë mbretërinë. Dje,...

Virusi kinez HMPV i afrohet Shqipërisë/ Shënohet rasti i parë në Greqi

Rasti i parë i virusit respirator HMPV, u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë...

Lajme të tjera

Web TV