Ligjet më të vjetra që njohim datojnë rreth 4 mijë vjet më parë .
Ekzistojnë 57 ligje në gjuhën sumere të nxjerra nga një mbret i Dinastisë së Tretë të Urit, midis viteve 2100 dhe 2050 para Krishtit, dhe të përfshira në të ashtuquajturin kod të Ur-Nammu .
Ligjet diskriminuese… Në kod, dënimi me vdekje mund të vendosej ekskluzivisht nga sovrani dhe vetëm në raste të veçanta: vrasje, rrëmbim, tradhti bashkëshortore nga një grua ose përdhunim nga një burrë ndaj një gruaje të lirë .
Po, sepse serioziteti i krimit dhe rrjedhimisht sanksionet ishin të ndryshme nëse viktima ishte e lirë apo jo dhe për këtë arsye skllevërit diskriminoheshin .
… por moderne. Megjithatë, përkundër kësaj, ligjet sumeriane duken më moderne se ato të mëvonshme babilonase të përfshira në kodin e Hamurabit (1792-1750 p.e.s.).
Këta të fundit, në fakt, miratojnë lex talionis , ose ligjin e hakmarrjes , një parim ligjor i cili parashikon mundësinë që ata që marrin dëm, të shkaktuar me dashje nga një tjetër, të shkaktojnë dëm të barabartë me atë të marrë.
Në kodin sumerian, megjithatë, dëmet e vogla “paguheshin” nga fajtori me gjoba monetare ./E.T.Focus.it