Eksperti rrugor, Arben Luzi, është shprehur se në vendin tonë nuk je aspak komod kur përdor mjetet e shërbimit publik, pasi janë shumë pak në numër për t’u përgjigjur kërkesave të pasagjerëve.
‘Nuk janë as linja direkte, një njeri vete në spitalin ‘Nënë Tereza’ e shyqyr që është linja ‘Kinostudio-Kombinat’, kurse po të marrësh nga kombinati në Sauk duhet të ndërrosh dy autobuzë dhe e keqja është se duhet të qëndosh në stacion plot 30 minuta. Ne humbasim atë që quhet kohë’ – u shpreh Luzi.
Arben Luzi:
“Unë di të them këtë gjë që mjete sot për sot, marrim metropolin, domethënë janë të lahtarshme për tu kaluar nga trafiku sepse ka dyndje.
Që të arrijmë në bllokimin e mjeteve për shkak të energjisë, mua nuk më duket shumë bindëse sepse duhet të kishim një plan strategjik të mëparshëm i cili duhet të ishte rritur efiçensa e transportit publik me tranvaj apo me metro.
Tirana ka dhe një bukuri të veçantë që do të thotë ne sot bëmë unazën e madhe dhe në krah të saj ajo mund të ketë edhe trenin që të vijë rrotull i cili mund të bëjë zgjidhjen e problemit.
Nuk je aspak komod kur përdor mjetet e shërbimit publik këtu te ne, ata janë shumë shumë pak për tu përgjigjur kërkesave të pasagjerëve.
Nuk janë as linja direkte, një njeri vete në spitalin ‘Nënë Tereza’ e shyqyr që është linja ‘Kinostudio-Kombinat’, kurse po të marrësh nga kombinati në Sauk duhet të ndërrosh dy autobuzë dhe e keqja është se duhet të qëndosh në stacion plot 30 minuta.
Ne humbasim atë që quhet kohë dhe koha është shumë e vlefshme në vende të botës”./e.t