Ilir Meta reagon ne rrjetet sociale dhe tregon vendndodhjen: Mezi po pres të takohem me..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë i Lirisë, Ilir Meta, i cili ditën e sotme do të duhej paraqitej në SPAK në orën 10:00 për tu marrë në pyetje në lidhje me dosjen CEZ-DIA, ka treguar vendndodhjen e tij duke u shprehur se ndodhet ende në qeli.

“Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK”, shkruan ish-Kreu i Shtetit në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Ilir Meta shprehet se “mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent”.

Ndërsa theksoi se pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.

Ilir Meta: Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve./K.K

Të fundit

109 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen...

Shpërthejnë sërish zjarret pranë Los Angelos, mijëra të evakuuar

Los Angelos nuk gjen qetësi. Shpërthejnë sërish zjarret duke bërë që mijëra persona të tjerë të evakuohen menjëherë. BBC shkruan se rreth 31,000 persona janë...

Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po...

Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare

Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalit psikiatrik. Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe...

Lajme të tjera

Web TV