Që kafja të lë pa gjumë, tashmë është shumë e njohur, por kjo konfirmohet njëherësh edhe nga studimi i një grupi shkencëtarësh amerikanë dhe anglezë në “Science Translational Medicine”.
tudiuesit kanë analizuar sjelljen e pesë personave për më shumë se një muaj e gjysmë, duke i nënshtruar në eksperimente të ndryshme: një dozë kafeinë e barasvlershme me dy kafe ekspres rreth tri orë para se të shkonin të flinin, në muzg, apo i ekspozuan në orët e mbrëmjes para një drite shumë të fortë ose kombinonin kafeinën me dritën e fortë. Është mjaft e njohur qëkur bie muzgu trupi prodhon një përgjigje fiziologjike, nëpërmjet hormonit të melatoninës, e cila provokon gjumin, ndërkohë që drita e vonon.
Kafeina ka treguar se ka të njëjtin efekt me dritën: praktikisht ndryshon ritmin e orës biologjike duke e vonuar përgjumjen rreth 40 minuta. Kjo është një vonesë që studiuesit e kanë nxjerrë duke matur dhe vlerësuar nivelin e melatoninës te pjesëmarrësit, e cila shtohet sapo fillon muzgu dhe ulet me ardhjen e dritës./”Psikologjia”/K.K
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H