Dita ka ardhur dhe tashmë “Bennifer” është një kapitull i mbyllur. Pas kërkesës për ndarje të bërë nga Jennifer Lopez në prill të vitit 2024, divorci i saj me Ben Affleck ka përfunduar plotësisht. Çifti, i cili u takua për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit Tough Love në 2001 dhe kaloi një periudhë të ngarkuar pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh, duket se ka vendosur të shkojë në rrugë të ndarë. Ata ishin martuar për dy vjet, fillimisht duke u bashkuar në korrik 2022, por pas një periudhe të shkurtër të bashkëjetesës, vendosën të ndahen.
Sipas raportimeve, ndarja ka pasur pasoja të mëdha për pasuritë e tyre, por çifti ka arritur një marrëveshje që ruan atë që ata kishin fituar individualisht përpara dhe gjatë martëses. Ndër asetet më të mëdha është dhe vila luksoze 61 milionë dollarëshe që ata e kishin blerë në Los Angeles, e cila është tani në treg për shitje, edhe pse nuk dihen ende detajet e marrëveshjes për të. Ndërkohë, Ben Affleck do të mbajë pjesën e tij të kompanisë së prodhimit Artists Equity, që ai e kishte krijuar me Matt Damon në vitin 2022, pas ribashkimit me Jennifer.
Megjithëse detajet e divorcit mbeten konfidenciale, marrëveshja e tij pritet të bëhet e njohur pas disa javësh, kur të finalizohet gjithçka ligjërisht./K.K