Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 1 janar 2025, Shqipëria ka pranuar Certifikatat e Qarkullimit EUR-1 të lëshuara në mënyrë elektronike nga vendet pjesëmarrëse në Konventë pan-Euro-Mediterriane, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Bazuar në njoftimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian (C/2024/7561datë 30.12.2024), në lidhje me lëshimin elektronik të certifikatave të qarkullimit EUR.1, deri tani vendet të cilat lëshojnë certifikata elektronike dhe që vendi ynë zbaton një marrëveshje të tregtisë së lirë janë:

Norvegjia: Sistemi Norvegjez: Altinn portali qeveritar për dialogun dixhital midis bizneseve, individëve privatë dhe agjencive publike. Data e fillimit: 02.04.2020.

Turqia: Sistemi Turk: MEDOS – ” Sistemi i Automatizimit për Certifikatat e Origjinës dhe Certifikatat e Lëvizjes”, Data e fillimit: 24 Prill 2018.

Ky njoftim i referohet: Ligjit 59/2024 datë 6 qershor 2024 (Fletore Zyrtare  nr.113 datë 4 korrik 2024) “Për miratimin e vendimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës për ndryshimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale pan-Euro-Mediteriane të Origjinës dhe të Rekomandimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale pan-Euro-Mediteriane të Origjinës” si dhe:

Vendimit 1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale, Vendi i cili lëshon certifikata të qarkullimit EUR.1 në mënyrë elektronike dhe data se kur ka filluar lëshimi i tyre, tregohet në njoftimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, seria C./Monitor

Të fundit

6 këshilla motivimi nga ajka e njerëzve më të suksesshëm

Më poshtë do të lexoni disa këshilla motivimi nga disa prej njerëzve më të suksesshëm të momentit në botë,...

Nëntor, të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024 të ardhurat nga tatimet dhe...

BSH: Shiten 8,66 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë (BSH) bën të ditur se në ankandin që u zhvillua javën e fundit të dhjetorit 2024, u shitën 8,66 miliardë lekë...

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha është paraqitur ne SPAK të hënën në mesditë Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës Dosja Xibraka është rihapur në...

Përmbytje masive në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në disa qytete në mbarë mbretërinë. Dje,...

Lajme të tjera

Web TV