173 pasagjerët dhe ekuipazhi i një avioni Boeing 737 përjetuan momente paniku kur stabilizuesi i tij nuk funksionoi, duke e detyruar pilotin të bënte një ulje emergjente në aeroportin Vnukovo të Moskës.
Lajmin për uljen e detyruar e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve RIA, të cilën e ka njoftuar vetë linja Utair.
Boeing 737 me 173 pasagjerë në bord ishte nisur nga Shën Petersburg për në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan dhe u ul i sigurt, njoftoi RIA.
Utair njoftoi se ulja e detyruar ishte për shkak të një mosfunksionimi të stabilizatorit, njoftoi agjencia e lajmeve TASS./K.B